Qeveria meksikane ngre përsëri padi ndaj ndërmarrjeve amerikane të armëve
2022-10-12 14:09:10

Sipas njoftimeve të agjencisë franceze të lajmeve AFP, qeveria meksike i dorëzoi të hënën Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së një padi kundër sektorit amerikan të prodhimit të armëve për nxitjen e dhunës në trafikun e drogës në Meksikë.

 Rojëtarë kombëtarë meksikanë në mision(Foto:VCG)

Rojëtarë kombëtarë meksikanë në mision(Foto:VCG)

Lidhur me këtë, ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard vuri në dukje se padia e dorëzuar gjykatës së shtetit të Arizonës është kundër pesë ndërmarrjeve të prodhimit të armëve në këtë shtet që kufizohte me Meksikën. Sipas tij, armët e shitura nga këto kompani kanë lidhje të ngushtë me krimet shumë të rënda në vitet e fundit dhe ndër armët e kapura nga qeveria meksikane, 60% janë blerë nga ShBA-ja.

 "Nëse ShBA-ja na kërkon të bashkëpunojmë për të luftuar kundër fentanilit, shpresojmë se ajo të na ndihmojë të ulim qarkullimin e armëve, nga të cilat kemi vuajtur shumë", tha kryediplomati meksikan.

Në një sesion të Senatit meksikan të zhvilluar javën e kaluar, Ebrard deklaroi se kjo akuzë bazohet mbi një ligj të ri të shpallur nga pala amerikane për dënimin e njerëzve që blejnë armë për të tjerët.

Më 30 shtator, një gjykatë federale e shtetit të Masaçusetsit hodhi poshtë padinë e parë të ngritur nga qeveria meksikane ndaj prodhuesve kryesorë amerikanë të armëve për nxitjen e përdorimit të dhunës së trafikuesve të drogëve. 

Siç mësohet, që nga viti 2006, rreth 340 mijë meksikanë janë vrarë nga armët e zjarrit.