Shpërndarja në fabrikën e Tesla-s në Shangai arrin rekord në shtator
2022-10-12 15:34:28

nga VCG

“Tesla's Shanghai Gigafactory” ka arritur një rekord të ri mujor të shpërndarjes në shtator prej mbi 83.000 automjetesh, njoftoi kompania, citon “Xinhua”.

Më 15 gusht, “Gigafactory Shanghai” i “Tesla”-s njoftoi se kishte prodhuar 1 milion automjete në më pak se tre vjet.

Fabrika, një qendër e rëndësishme eksporti për “Tesla”-n, eksportoi 97.182 automobila në periudhën janar-qershor, krahasuar me 41.770 njësi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur “Tesla China”.

nga VCG

Sipas Cui Dongshu, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës, vlerësohet se prodhimi dhe shitjet e automjeteve me energji të re në Kinë do të kalojnë 6.5 milionë në vitin 2022. (Elona)