Francë, rritet frika për mungesa karburanti
2022-10-12 16:48:40

France (Foto Xinhua)

France (Foto Xinhua)

Grevat në rafineritë kryesore të Francës kanë shkaktuar alarm për karburantin në vend.

Sipas Ministrisë së Tranzicionit të Energjisë, 29.4 për qind e pikave të karburantit në vend kishin vështirësi me të paktën një produkt të hënën, krahasuar me 19 për qind të premten, citon “Xinhua”.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne organizoi një takim urgjent për krizën të hënën në mbrëmje.

Krahas grevave, çmimi i karburanteve është rritur në shtatë ditët e fundit. Për të kundërbalancuar mungesën e karburantit, qeveria franceze ka lëshuar vëllime të konsiderueshme karburanti nga rezervat e saj strategjike dhe ka përforcuar importet e karburanteve nga Belgjika.

Grevistët kërkojnë rritje të pagave për të kompensuar inflacionin e lartë që po përjeton Franca. (Elona)