Mbi 100.000 automjete kalojnë në autostradën e parë të investuar nga Kina në Kamboxhia
2022-10-11 16:43:05

Xinhua

Xinhua

Më shumë se 100.000 automjete kishin udhëtuar në autostradën e parë të Kamboxhias në nëntë ditët e para të hapjes së saj për përdorim provë, sipas të dhënave të lëshuara nga operatori i autostradës të hënën, njofton “Xinhua”.

"Nga 1 deri më 9 tetor, vëllimi i përgjithshëm i trafikut në autostradën Phnom Penh-Sihanoukville ishte 118,376. Mesatarisht, vëllimi ditor i trafikut ishte rreth 13,153", treguan të dhënat e kompanisë kamboxhiane “PPSHV Expressway”.

Të dhënat treguan se të dielën, rreth 21,707 automjete udhëtuan në autostradën 187 km, duke hyrë dhe dalë nga të tetë stacionet.

Autostrada automobilistike Phnom Penh-Sihanoukville, e investuar nga Kina, u hap për publikun më 1 tetor për përdorim provë për një muaj pa pagesë, pas më shumë se tre vjet ndërtimi.

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi se vëllimi në rritje i trafikut dëshmon se autostrada është me të vërtetë një rrugë e mundshme ekonomike.

Investuar nga “China Road and Bridge Corporation”, autostrada e shpejtë lidh kryeqytetin Phnom Penh dhe provincën portuale të detit të thellë të Preah Sihanouk.

Me dy korsi për qarkullim në çdo drejtim plus një korsi emergjence në çdo anë dhe të shtruara me asfalt beton, automjetet do të mund të arrijnë në destinacionet e tyre brenda dy orëve përmes autostradës së shpejtë në vend të pesë orëve në Rrugën Kombëtare 4. (Fatosi)