MPJ: Tajvani do të gëzojë nivel të lartë autonomie si një rajon i posaçëm administrativ
2022-10-10 13:31:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës deklaroi të dielën se Tajvani do të gëzojë nivel të lartë autonomie si një rajon i posaçëm administrativ pas unifikimit me atdheun, në reagimin e dytë ndaj fjalëve të kryeekzekutivit të “Tesla”-s Elon Musk për këtë rajon të Kinës.

Zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning(Foto:VCG)

Zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning(Foto:VCG)

Miliarderi u shpreh ditët e fundit në një intervistë për gazetën “Financial Times” se ai propozon krijimin e “një rajoni të posaçëm administrativ për Tajvanin”.

“Me kushtin e garantimit të sovranitetit, të sigurisë dhe të interesave të zhvillimit të Kinës, pas ribashkimit, Tajvani do të gëzojë një nivel të lartë autonomie si një rajon i posaçëm administrativ,” theksoi zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning në një konferencë shtypi në Pekin.

Sipas saj, sistemi shoqëror dhe mënyra e jetesës e Tajvanit do të respektohen plotësisht dhe prona private, besimi fetar dhe të drejtat e interesat e ligjshme të banorëve të ishullit do të mbrohen plotësisht.

“Ribashkimi i Kinës do t’u sjellë më shumë mundësi zhvillimi të gjitha vendeve dhe do të krijojë një prirje më pozitive për lulëzimin e stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit, si edhe në pjesën tjetër të botës. Shpresojmë dhe presim të shohim me gëzim që gjithnjë e më shumë njerëz t’i kuptojnë dhe t’i mbështesin ribashkimin paqësor të Kinës dhe politikën ‘Një vend, dy sisteme’ ,” shtoi zëdhënësja.

Elon Musk(Foto:VCG)

Elon Musk(Foto:VCG)

Duke komentuar deklaratat e autoriteteve tajvaneze, që i quajtën fjalët e Muskut “të papranueshme”, Mao tha se “nuk ia vlen që ato të hidhen poshtë”, sepse pavarësisht çfarë thanë autoritetet tajvaneze, ato nuk mund ta ndryshojnë faktin që Tajvani është një pjesë e pandashme e territorit të Kinës.

Në reagimin e saj të parë ndaj fjalëve të Muskut, Mao u shpreh se qëndrimi i Kinës mbi çështjen e Tajvanit është konsekuent dhe shumë i qartë.

Siç mësohet, në intervistën, Elon Musk paralajmëroi edhe për pasojat e një konflikti mbi Tajvanin.

Ambasadori kinez në ShBA, z. Qin Gang, shprehu vlerësimin e vet ndaj Muskut në një postim në “Twitter” të dielën.

“Dua të falënderoj @elonmusk për thirrjen e tij për paqe ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, si edhe për idenë e tij për krijimin e një rajoni të posaçëm administrativ për Tajvanin,” shkroi përfaqësuesi diplomatik i Kinës në ShBA.

Taipei, kryeqendër e rajonit të Tajvanit të Kinës(Foto:VCG)

Taipei, kryeqendër e rajonit të Tajvanit të Kinës(Foto:VCG)

“Faktikisht, ribashkimi paqësor dhe politika ‘Një vend, dy sisteme’ janë parime tona bazë për zgjidhjen e problemit të Tajvanit dhe mënyra më e mirë për të realizuar ribashkimin e atdheut,” shtoi ambasadori.(Zhang Yan/Artan)