CNN-i: Europa mund të hyjë në një raund të ri epidemie
2022-10-10 17:10:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

CNN-i njoftoi të premten se, me uljen e temperaturës, Europa ndoshta do të hyjë në një raund të ri të epidemisë së COVID-19.

Sipas njoftimeve, ekspertët janë shprehur se po zbulohen vazhdimisht qindra lloje të reja të virusit. Javën e kaluar u njoftuan 1.5 milionë raste të konfirmuara të sëmundjes në Europë, 8 % më shumë në krahasim me javën e mëparshme. Numri javor i pacientëve të shtruar në spital në Britani u rrit 45 %, kurse në Itali 32 %. Mendimi i europianëve se pandemia ka përfunduar do të sjellë ndjenjën e gabuar të sigurisë, teksa në fakt, shumë qeveri europiane nuk janë të gatshme të përballojnë raundin e ri të mundshëm të epidemisë, thuhet në artikull. (Fani)