Organizata e Shteteve Amerikane përkah“të drejtat e ligjshme” të Argjentinës mbi ishujt Malvine
2022-10-09 15:52:25

foto/VCG

foto/VCG

Në Asamblenë e Përgjithshme të 52-të të Organizatës së Shteteve Amerikane, e cila u mbyll të premten, të gjithë përfaqësuesit duartrokitën dhe miratuan një rezolutë për të mbrojtur “të drejtat  e ligjshme” të Argjentinës mbi ishujt Malvine (Falkland), duke bërë thirrje për zgjidhjen e  mosmarrëveshjeve nëpërmjet “bisedimeve paqësore”. 

Kjo nuk është hera e parë që Organizata e Shteteve Amerikane bën një deklaratë të tillë. Ajo ka miratuar disa rezoluta, duke mbështetur haptas rivendosjen e sovranitetit të Argjentinës mbi ishujt Malvine nëpërmjet dialogut paqësor. Një rezolutë e tillë bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe pasqyron aspiratat e përbashkëta të vendeve amerikane dhe dëshirën e tyre për të çrrënjosur trashëgiminë e kolonializimit. Siç theksoi sekretari i Organizatës, Luis Almargo, vendet e këtij rajoni kanë të njëjtin qëndrim për çështjen e ishujve Malvine. Ai u shpreh se prania britanike në këta ishuj përfaqëson “një mbetje të kolonializmit” dhe është “e papranueshme.”

A e ka dëgjuar qeveria britanike rezolutën e Organizatës së Shteteve Amerikane për ishujt Malvine? Kjo çështje është një “fosil i gjallë” i kolonializmit. Në vitin 1817, Argjentina trashëgoi sovranitetin e saj mbi ishujt Malvine kur fitoi pavarësinë nga sundimi kolonial spanjoll. Në vitin 1833, Britania i pushtoi këta ishuj me forcë, ndërsa ishte e angazhuar në ekspansionin kolonial në Amerikën e Jugut. Në vitin 1965, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë për ta përfshirë këtë çështje në kategorinë e “dekolonizimit”, duke u kërkuar Britanisë dhe Argjentinës t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e sovranitetit nëpërmjet bisedimeve. Në vitin 2016, Komisioni i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kufijtë e Shelfit Kontinental përcaktoi se ishujt Malvine (Falkland) ndodhen në ujërat territoriale të Argjentinës. Komiteti i Posaçëm i OKB-së për Dekolonizimin i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë britanike të bisedojë me Argjentinën, por Londra nuk ka pranuar, duke e çuar këtë çështje në gjendje ngërçi. 

Sipas historianit Stuart Laycock, në periudha të ndryshme historike, Britania ka pushtuar pothuajse 90 për qind të vendeve të botës dhe është fuqia europiane me numrin më të madh të kolonive jashtë vendit. Kur Britania u quan veten “vend të civilizuar”, a i ka menduar krimet e ekspansionit të saj kolonial. A ka menduar se historia e përgjakshme koloniale është momenti më i errët në historinë e të drejtave globale të njeriut?