Rezervat strategjike të gazit në Francë janë pothuajse plot
2022-10-08 11:12:51

Foto: VCG

Rezervat strategjike të gazit në Francë tani janë mbi 99 për qind plot, niveli më i lartë i arritur në vitet e fundit, bëri të ditur Komisioni Francez për Rregullimin e Energjisë (CRE), citon “Xinhua”.

Sipas CRE-së, vëllimi i gazit përfaqëson dy të tretat e konsumit dimëror të kompanive të vogla dhe individëve.

CRE-ja theksoi përpjekjet e bëra nga Franca për të mbushur rezervat e saj strategjike të gazit mes çmimeve të larta të gazit.

Sipas Komisionit, gazi norvegjez i importuar, gazi natyror i lëngshëm dhe shkëmbimet me vendet e tjera evropiane do të plotësojnë nevojat franceze për gaz gjatë dimrit.

CRE-ja u bëri thirrje francezëve që të bëjnë një përpjekje kolektive për të reduktuar konsumin e energjisë, duke paralajmëruar se kushtet mund të jenë të vështira këtë dimër.

Franca, si shumë vende të tjera evropiane, po përballet me një krizë energjetike këtë sezon të ftohtë. Kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka njoftuar tashmë se mund të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike. (Irma)