Shkencëtarët kinezë arrijnë përparim të madh, me ndikim në navigimin e saktë dhe rrjetet kuantike
2022-10-07 12:10:18

Pamje e studimit nga uebsajti i "Nature"

Pamje e studimit nga uebsajti i "Nature"

Shkencëtarët kinezë kanë arritur një përparim të madh, që do të kontribuojë në fusha të ndryshme, të tilla si navigimi i saktë, ripërcaktimi i njësisë themelore të "sekondës"  dhe i rrjeteve kuantike me rreze të gjatë, sipas një studimi të ri të botuar në revistën "Nature" të mërkurën.

Studimi u krye bashkërisht prej ekipit të fizikantit të njohur kinez Pan Jianwei nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës dhe kërkuesve nga Observatori Astronomik i Xinjiang-ut dhe Instituti i Fizikës Teknike i Shangait të Akademisë Kineze të Shkencave.

Ata arritën përhapjen e hapësirës së lirë me saktësi të lartë të kohës dhe frekuencës mbi 113  km për herë të parë në botë, një hap vendimtar për ngritjen e një rrjeti të orës optike në shkallë globale në të ardhmen, sipas studimit.

"Pritet që një rrjet i orës optike i lidhur nga teknologjia e përhapjes të krijojë shumë aplikime emocionuese, duke përfshirë përkufizimin e brezit të ardhshëm të njësisë së 'sekondës', testimin e relativitetit të përgjithshëm, hetimin e ndryshimeve të konstanteve fizike, kërkimin e valëve gravitacionale e të lëndës së errët, dhe rrjetet kuantike me rreze të gjatë," shkruajnë studiuesit.

"Për të ngritur një rrjet të orës optike në shkallë globale, është thelbësore të përhapet koha dhe frekuenca me një stabilitet prej 10 − 19 % mbi një lidhje të hapësirës së lirë në largësi të madhe," shtojnë ata.

Përpjekjet e mëparshme për përhapjen e hapësirës së lirë të kohës dhe frekuencës me saktësi të lartë nuk kanë shkuar përtej disa dhjetëra kilometrave, sipas studimit. 

"Këtu, ne hodhëm një hap vendimtar drejt përhapjes së ardhshme të frekuencave kohore mbi bazë satelitore," theksojnë autorët e artikullit të botuar në revistën prestigjioze "Nature".