Eksportet e produkteve ushqimore të Ukrainës arrijnë në 6 milionë tonë
2022-10-06 14:12:51

foto nga VCG

Anija e drithërave e OKB-së u largua më 16 gusht nga porti Yuzhne i zonës Odessa të Ukrainës për në Etiopi/ foto nga VCG

Ukraina dërgoi 77.400 tonë produkte ushqimore përmes porteve të saj detare të hënën, duke e çuar eksportin total në rreth 5.9 milionë tonë, bazuar në një marrëveshje kyçe mbi drithërat të nënshkruar në korrik, bëri të ditur Ministria e Infrastrukturës së vendit, cituar nga “Xinhua”.  

Sipas ministrisë, vetëm të hënën, katër anije të ngarkuara me produkte bujqësore u nisën nga portet ukrainase të Detit të Zi.  

Një total prej 261 anijesh janë larguar nga portet e Odessa-s, Chornomorsk-ut dhe Pivdenny-t që nga 1 gushti, kur marrëveshja hyri në fuqi, u bë e ditur në një deklarataë të ministrisë të postuar në “Facebook”.  

Më 22 korrik, Ukraina dhe Rusia nënshkruan veçmas një marrëveshje me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara, në Stamboll, për të rifilluar dërgesat e ushqimit dhe plehrave nga portet ukrainase në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet Detit të Zi.  

Ukraina ka vendosur një objektiv për të eksportuar rreth 3 milionë tonë drithë dhe produkte të tjera ushqimore në muaj sipas marrëveshjes. (Elona)