Ministrat e BE-së bien dakord të përfshijnë vetëmjaftueshmërinë e energjisë në planet e rimëkëmbjes
2022-10-06 11:20:11

foto nga VCG

foto nga VCG

Ministrat e Financave dhe Çështjeve Ekonomike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që u takuan të martën në Luksemburg, ranë dakord të përfshijnë vetëmjaftueshmërinë e energjisë në planet e tyre kombëtare të rimëkëmbjes, raporton “Xinhua”.

“REPowerEU”, një plan i propozuar nga Komisioni Evropian në maj, synon forcimin e autonomisë strategjike të unionit, duke diversifikuar furnizimet me energji. Ai synon gjithashtu të nxisë kursimin e energjisë dhe prodhimin e energjisë së pastër.

Një shtesë prej 20 miliardë eurosh (19.9 miliardë dollarë amerikanë) do të përfshihet në paketën financiare të Fondit të Rezistencës dhe Rimëkëmbjes. Shpërndarja e 20 miliardë eurove shtesë do të bazohet në faktorë të tillë si politika e kohezionit, varësia e vendeve anëtare nga lëndët djegëse fosile dhe rritja e çmimeve të investimeve.

Propozimi i “REPowerEU” tani do të duhet të diskutohet nga Komisioni Evropian, Parlamenti dhe Këshilli i Evropës.  (Elona)