Hungaria siguron përjashtimin nga sanksionet e naftës së papërpunuar dhe të energjisë bërthamore
2022-10-06 11:23:13

foto nga VCG

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto/ foto nga VCG

Hungaria ka siguruar përjashtime nga sanksionet e naftës së papërpunuar dhe të energjisë bërthamore në një takim të shefave të misioneve të BE-së në Bruksel, njoftoi në “Facebook” ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto.

“Si rezultat i negociatave të vështira, një kufi çmimi për naftën e papërpunuar nuk do të zbatohet për dërgesat e tubacioneve ose për dërgesat me zëvendësim urgjent në det”,- tha ministri, citon “Xinhua”.

Szijjarto theksoi se përjashtimi hungarez zbatohet gjithashtu për ndërtimin e një centrali të ri bërthamor në Paks, një qytet qendror hungarez. Gjiganti rus bërthamor “Rosatom” do ta ndërtojë centralin. Szijjarto shtoi se institutet e rëndësishme për bashkëpunimin në kërkimin dhe zhvillimin e energjisë bërthamore janë gjithashtu të përjashtuara.

“Siç e kemi thënë shumë herë më parë, qeveria hungareze nuk do të mbështesë asnjë sanksion që shkakton dëm për Hungarinë apo popullin hungarez”, theksoi ai pas takimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së.

Të martën vonë në mbrëmje, ambasadorët e BE-së arritën një marrëveshje paraprake për raundin e 8-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë një kufi çmimi për shitjet e naftës ruse. Hungaria, shumë e varur nga nafta dhe gazi rus, ka qenë gjithmonë kundër sanksioneve energjetike. (Elona)