Uragani “Ian” shkakton të paktën 83 viktima
2022-10-04 12:20:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i të vdekurve nga uragani “Ian” u rrit mbi 80 të dielën, ndërsa banorët në Florida dhe Karolina u përballën me një rimëkëmbje që pritet të kushtojë dhjetëra miliarda SHBA dollarë. Disa zyrtarë u përballën me kritika për reagimin e tyre ndaj stuhisë, shkruan “CGTN”.

Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet, pas tërheqjes së ujërave dhe nisjes së operacioneve të kërkimit. Qindra njerëz janë shpëtuar pasi punonjësit e emergjencës kanë kaluar nëpër shtëpi dhe ndërtesa të përmbytura me ujë ose të shpërndara plotësisht.

Të paktën 85 vdekje të lidhura me stuhinë janë konfirmuar qëkur “Ian” preku bregdetin e Gjirit të Floridës me forcë katastrofike të mërkurën si një uragan i kategorisë 4, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 240 kilometrash në orë.

Rrugë të shumta janë përmbytur dhe bllokuar nga pemët e rëna, ndërsa një numër kalatash janë dëmtuar në atë zonë. Më shumë se 700.000 biznese dhe shtëpi mbetën pa energji të dielën pasdite vetëm në Florida.

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden pritet të vizitojnë zonat e përfshira nga uragani në Florida. (Fatosi)