Suedezi Svante Paabo fiton Çmimin Nobel 2022 në Mjekësi
2022-10-04 12:02:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjenetisti suedez Svante Paabo fitoi Çmimin Nobel 2022 në Mjekësi për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor, njoftoi komiteti i Nobel-it, bën të ditur “Xinhua”.

“Përmes kërkimit të tij pionier, Svante Paabo arriti diçka në dukje të pamundur: renditjen e gjenomit të Neandertalit, një i afërm i zhdukur i njerëzve të sotëm. Ai bëri gjithashtu zbulimin e bujshëm të një hominin të panjohur më parë, Denisova”,- bëri të ditur komiteti.

Shkencëtari zbuloi se transferimi i gjeneve kishte ndodhur nga këta hominin tani të zhdukur te Homosapiens pas migrimit nga Afrika rreth 70.000 vjet më parë.

“Kjo rrjedhë e lashtë e gjeneve te njerëzit e sotëm ka rëndësi fiziologjike sot, për shembull duke ndikuar në mënyrën se si sistemi ynë imunitar reagon ndaj infeksioneve”,- thuhet në deklaratë.

Thomas Perlmann, sekretari i Komitetit Nobel për Fiziologji ose Mjekësi, shpalli fituesin në Institutin Karolinska. (Fatosi)