Partitë e qeverisë çeke fitojnë zgjedhjet për Senatin
2022-10-03 11:17:27

Foto: VCG

Partia kryesore e koalicionit qeveritar, Partia Demokratike Qytetare (ODS), fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet për Senatin e këtij viti, sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Zyra e Statistikave Çeke, njofton “Xinhua”.

ODS, e kryesuar nga kryeministri Petr Fiala, fitoi 8 nga 27 vende, e ndjekur nga Kristiandemokratët (KDU-CSL), një parti tjetër e koalicionit qeveritar, me 7 vende dhe partia opozitare Veprimi i Qytetarëve të Pakënaqur (ANO) me 3 vende.

ANO do të ketë gjithsej pesë senatorë në Dhomën e Lartë të Parlamentit, duke i lejuar partisë të krijojë grupin e saj parlamentar në Senat.

Partia opozitare e ish-kryeministrit Andrej Babis shënoi rezultate të larta në zgjedhjet lokale të fundjavës së kaluar. ANO doli përpara në 17 nga 27 qytetet kryesore çeke, duke përfshirë 8 nga 13 kryeqytetet rajonale.

Një e treta e 81 vendeve të Senatit çek plotësohen çdo dy vjet dhe anëtarët e tij zgjidhen për një mandat gjashtëvjeçar. (Fatosi)