OPEC+ zhvillon takimin ministror në Vjenë
2022-10-03 10:54:33

Foto: VCG

Organizata OPEC+ do të zhvillojë një takim në nivel ministror në Vjenë, më 5 tetor, për të diskutuar strategjinë e ardhshme të prodhimit, sipas një deklarate të lëshuar nga organizata, njofton “Xinhua”.

Ky është takimi i parë me prani fizike në nivel ministror për OPEC+ që nga marsi 2020, kur kufizimet e Covid-19 i zhvendosën mbledhjet në internet.

Investitorët janë në pritje të vendimit në takimin e OPEC+ të javës së ardhshme, pasi çmimet e naftës kanë rënë së fundmi nga frika e një ngadalësimi ekonomik dhe tkurrjes së kërkesës. Si “West Texas Intermediate” (WTI) ashtu edhe nafta e papërpunuar Brent kanë rënë nga majat prej mbi 120 dollarë amerikanë për fuçi në qershor në rreth 80 dollarë amerikanë për fuçi.

OPEC+, që përfshin Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, uli masivisht prodhimin e naftës në vitin 2020 kur pandemia goditi kërkesën. Grupi filloi të zbusë shkurtimet e prodhimit në korrik 2021 ndërsa tregu u përmirësua.

Në takimin e tij të fundit ministror të mbajtur praktikisht në fillim të shtatorit, OPEC+ njoftoi një ulje të vogël të prodhimit prej 100.000 fuçi në ditë për tetorin, uljen e parë të prodhimit në më shumë se një vit, për të forcuar luhatjen e çmimeve të naftës së papërpunuar. (Fatosi)