Trupat e Ukrainës thonë se kanë marrë bastionin kryesor Lyman
2022-10-03 12:13:34

Foto: VCG

Trupat ukrainase njoftuan se kishin marrë bastionin kyç të Lyman-it në Ukrainën lindore të pushtuar, vetëm një ditë pas njohjes zyrtare nga Rusia të katër rajoneve ukrainase nën kontrollin rus që nga faza e hershme e konfliktit Rusi-Ukrainë si territor rus, shkruan “CGTN”.

Ushtarët ukrainas e bënë këtë pretendim në një video që u regjistrua jashtë ndërtesës së Këshillit të Qytetit në qendër të Lyman dhe postuar në mediat sociale nga Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit Volodymyr Zelenskyy.

“Të dashur ukrainas! Forcat e armatosura të Ukrainës çliruan dhe morën kontrollin e vendbanimit të Lyman-it, rajoni i Donetsk”,- tha një nga ushtarët.

Disa orë më parë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte tërhequr trupat nga zona për shkak të kërcënimit të rrethimit, raportoi “RIA” të shtunën.

Të premten në Kremlin u zhvillua një ceremoni për nënshkrimin e traktateve për të inkorporuar Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson në Federatën Ruse, të cilat Ukraina dhe partnerët e saj ndërkombëtarë e dënuan si mashtrim dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare. (Fatosi)