Bullgaria boton librin për Kinën
2022-10-01 14:09:26

Foto: ce.cn

Libri “Kina në sytë e bullgarëve” iu prezantua qytetarëve bullgarë në një ceremoni të veçantë në Qendrën Kulturore të Kinës, në Sofje.

Libri me afro 400 faqe përbëhet nga intervista me 25 bullgarë që kanë vizituar Kinën.

“Shumë bullgarë do të ishin të interesuar të lexonin librin. Ka shumë urtësi në këtë libër ashtu siç janë të mençura kultura dhe filozofia kineze”,- deklaroi zv.presidentja e Bullgarisë Iliana Iotova, citon “Xinhua”.

Ambasadori kinez në Bullgari Dong Xiaojun tha se të intervistuarit në libër kanë nisur udhëtimin e tyre në Kinë për të eksploruar dhe zbuluar vetë vendin, të ngarkuar me sinqeritet, vullnet të mirë, kuriozitet, këmbëngulje dhe guxim.

Autorja e librit Sonya Alexieva ka një përvojë shumëvjeçare në marrëdhëniet me publikun dhe ekspertizë të veçantë në udhëtime dhe turizëm.

Ajo tha se disa nga të intervistuarit kishin qenë vetëm një herë në Kinë, ndërsa të tjerë e kishin vizituar më shumë, madje për disa ishin të panumërta udhëtimet. (Irma)