Autoritetet finlandeze paralajmëron kundër rishfaqjes së Covid në vjeshtë
2022-10-01 11:45:30

Foto: VCG

Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në Finlandë paralajmëroi kundër një rritjeje të mundshme të rasteve të koronavirusit në vend këtë vjeshtë dhe dimër, bën të ditur “Xinhua”.

Zyrtarë të ministrisë bënë të ditur në një konferencë shtypi se për fat të keq parashikimet tregojnë një ngritje të virusit, duke theksuar se është e vështirë të parashikohet se sa e madhe do të jetë vala.

Megjithëse në Finlandë nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës, zyrtarët sollën në vëmendje se prej 1 tetorit në Gjermani të gjithë personave mbi 14 vjeç do t'u kërkohet të mbajnë një maskë FFP-2 në transportin në distanca të gjata dhe në mjediset shëndetësore dhe të kujdesit.

Zyrtarët përmendën edhe rekomandimin e OBSH-së të bërë në korrik se maska duhet të mbahet në transportin publik dhe se ato duhet të merren parasysh nga njerëzit vulnerabël.

Në Finlandë, një vaksinë përforcuese anti-Covid do t'u ofrohet të gjithë personave mbi 65 vjeç dhe të rinjve në rrezik për sëmundje të rënda. Përforcuesit do të kombinohen edhe me vaksinat e gripit sezonal dhe do të administrohen në periudhën nëntor-dhjetor. (Irma)