Samiti i tretë i grave të biznesit të diasporës “Gruaja për zhvillim të qëndrueshëm”
2022-09-30 11:46:05


Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare organizoi në Tiranë samitin e tretë të grave të biznesit të diasporës me temë “Gruaja për zhvillim të qëndrueshëm. Në event u mblodhën rreth 100 gra sipërmarrëse dhe drejtuese të organizatave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana është një kryeqytet që mirëpret gratë dhe nomadët digjitalë, duke mundësuar pagesa të mira për të gjithë ata që punojnë për kompani ndërkombëtare, vetëm një kompjuter larg tyre. Ai kujtoi se 75 % e përbërjes së qeverisë janë zonja dhe zonjusha, ashtu si edhe përfaqësimin e lartë në Këshillat Bashkiakë. Por, kuotave të arrira duhet t’u jepet zë, sipas kryetares së Komisionit të Ligjeve, e cila, bashkë me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi, theksuan se dyert e tyra janë të hapura për nismat në favor të grave.

Në fjalën e saj motivuese Atihfete Jahjaga theksoi se modelin e gruas së suksesshme e kemi në shtëpi, në jetën e përditshme, duke theksuar se cdo grua, është një model suksesi.

Ky është Samiti i Tretë i Grave të Biznesit të Diasporës. Gra përfaqësuese nga organizata shqiptare nëpër botë, theksuan nevojën e bashkëpunimit, duke u shprehur të gatshme të mbështesin të rejat shqiptare përmed ndarjes së njohurive të marra jashtë vendit. INSTAT raporton se pasha e grave në drejtimin e sipërmarrjes është nuk i kalon 30%. Dhoma e Diasporës bëri të ditur nismën e saj të mbështetjes së startup-eve të personave me aftësi të kufizuar, si një përgjegjësi sociale e biznesit, ndërsa ftoi sipërmarrësit për anëtarësim dhe pjesëmarrje në konkursin vjetor “Bright Mind”.

Yllka Lezo, drejtuese e gazetës “Diaspora Shqiptare” si edhe një ndër organizatoret e këtij eventi thotë për Grupin Medatik të Kinës se vitin e ardhshëm do të ngrihet një rrjet ekselence për të gjitha gratë, puna e të cilave do të vlerësohet edhe më tepër.
CMG : Si u prit ky samit i cili vjen për herë të tretë në Shqipëri?

Yllka Lezo : Samiti u prit shumë mirë dhe të gjithë ne si grup pune ndihemi të kënaqur me ketë gjë sepse na jep besimin për ta sjellë sërish vitin e ardhshëm.
Ky është një aktivitet tepër i rëndësishëm për ne dhe qëllimi është t’i forcojmë mardheniet mes grave në biznes, të cilat ndodhen në diasporë. Patëm një event maratonë brenda një dite ku ngritëm të gjitha shqetësimet dhe problematikat e tyre si edhe ofruam një sërë rastesh suksesi për t’i motivuar gratë në biznes. Ky ishte një moment që i dha zë gruas shqiptare. Mbi të gjjtha ky event krijoi një network, i cili do të mbajë gjatë dhe fort lidhjet me gratë bashkërisht për të forcuar njëra tjetrën.

CMG : A është i rëndësishëm një event i tillë për t'u përsëritur?

Yllka Lezo : Po patjeter. Ne jemi qenie që duam të përmirësohemi çdo ditë dhe më tepër dhe duke organizuar të tilla evente gratë e gjejnë veten e tyre.
Shembulli më i mirë që të rrit dhe të mëson për të mos bërë gabime në biznes është ndarja e eksperiencave. Në këtë samit nga të gjitha eksperiencat që gratë ndanë me njëra-tjetrën u kuptua që kishin nevojë të mësonin qoftë edhe nga dështimet e më parshme.
Nuk ka një formulë se si të jesh i mirë në biznes. Thjesht duhet të shohesh rrugën të cilën mund të ketë ndjekur një tjetër grua apo burrë në biznes.

CMG :Ky ishte samiti i tretë, por si kanë qënë samitet e kaluara dhe cila mund të jetë diferenca mes tyre?

Yllka Lezo : Më vjen mirë të them që nga viti në vit ne po forcohemi. E kuptojmë që jemi në ngjitje nga ana e pjesëmarrësve. Gratë e kanë pëlqyer këtë samit dhe sa vjen dhe më shumë bashkohen. E kanë kuptuar që fuqia e tyre qëndron tek njera-tjetra. Nëse ato nuk mbështesin njëra- tjetrën nuk mund të kenë zhvillim. Ndaj, është parë që ky samit ka sukses nga viti në vit.

CMG : A ka barazi mes burrave dhe grave në biznes në Diasporë?

Yllka Lezo: Jo nuk ka, ndoshta si në çdo fushë tjetër në jetë.
Do të na duhet edhe më shumë punë që të kemi mundësi të shkojmë në nivele të barabarta, por ajo që na motivon është që gruaja po forcohet dhe po zhduken ngadalë paragjykimet për të. Burrat e kanë kuptuar tashmë që puna e palodhshme që bëjnë gratë është e mirë edhe për ta. Një burrë dhe një grua bashkë në biznes do të ishte ideale sepse plotësojnë njëri-tjetrin në mendime dhe sipërmarrje të ndryshme. Por ajo që samiti synon është që gratë me njëra- tjetrën të gjejnë mbështetjen e duhur.

CMG: Cili ishte një konkluzion i nxjerrë nga ky samit?

Yllka Lezo : Nga ky samit ne kuptuam që duhet të ndërtojmë një rrjet ekselence për gratë. Duhet të dalë çdo vit një grua ekselente e cila ka punuar fort për të qenë në mjaë të suksesit. Ndoshta do të na duhet të ndërtojmë një grup me të nominuara dhe më pas të përzgjedhim. Kjo flitet të vijë vitin e ardhshëm.

CMG : Cili do të ishte mesazhi juaj për gruan dhe forcën e saj në biznes?

Yllka Lezo :Mesazhi im është të vijojë të punojnë dhe mos heqin dorë nga qëllimet që i kanë vendosur vetes.

Intervistoi Megi Latifi