Rusia mohon përfshirjen në rrjedhjet e gazit të “Nord Stream”
2022-09-30 12:17:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e cilëroi “marrëzi dhe absurde” pretendimin se Rusia ishte e përfshirë në rrjedhjet në tubacionet e gazit “Nord Stream 1, 2”.

“A është kjo në interesat tona? Jo, ne do të humbasim rrugët e furnizimit me gaz në Evropë. A është në interesat e Evropës? Jo, është gjithashtu në një situatë shumë të vështirë”,- tha Peskov në një konferencë të përditshme.

Peskov tha se nevojitet dialog dhe bashkëpunim i shpejtë i të gjitha palëve për të zbuluar sa më shpejt se çfarë ka ndodhur. Sipas tij, gjiganti rus i gazit “Gazprom”, pronar i tubacioneve, duhet të marrë pjesë në hetim, përcjell “Xinhua”.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell deklaroi se rrjedhjet ishin me shumë gjasa rezultat i sabotimit.

Në një deklaratë në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, Borrell tha se BE-ja do të mbështesë çdo hetim që synon të marrë qartësi të plotë mbi atë që ndodhi dhe për shkakun, si dhe do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të rritur qëndrueshmërinë e bllokut në sigurinë energjetike.

Disa rrjedhje u zbuluan në fillim të javës në tubacionet e gazit “Nord Stream 1, 2”, në Detin Baltik pranë Danimarkës dhe Suedisë, një incident që thuhet se po hetohet si sabotim i mundshëm. (Irma)