4 rajone në Ukrainë votojnë pro bashkimit me Rusinë
2022-09-29 11:10:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Katër rajone të Ukrainës publikuan të martën mbrëma rezultatet e referendumeve për bashkimin me Rusinë, të cilat u mbajtën nga 23 deri më 27 shtator.

Sipas komisioneve zgjedhore lokale, 99.23 për qind e votuesve në Donetsk, 98.42 për qind në Luhansk, 93.11 për qind në Zaporizhzhia dhe 87.05 për qind në Kherson votuan në favor të bashkimit me Federatën Ruse, përcjell “CGTN”.

Rezultatet janë njohur si të vlefshme pasi pjesëmarrja e votuesve në të katër qarqet kaloi të gjitha 50 për qind, sipas komisioneve vendore të zgjedhjeve. (Elona)