Kryeministrja daneze: Rrjedhjet në gazsjellësin “Nord Stream”, nga veprime të qëllimshme
2022-09-29 11:57:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria e Danimarkës i konsideron rrjedhjet e gazsjellësit “Nord Stream” si veprime të qëllimshme. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi në një konferencë për mediet se sipas vlerësimeve të autoriteteve bëhej fjalë për veprime të qëllimshme dhe jo aksidente, citon “Xinhua”.

Të hënën, zyrtarët danezë dhe suedezë thanë se ishin identifikuar rrjedhje në dy tubacione të gazit natyror “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” nën Detin Baltik, në brigjet e ishullit Bornholm të Danimarkës.

Frederiksen tha ishin regjistruar dy shpërthime, por nuk pranoi të spekulojë se kush mund të jetë përgjegjës.

Dan Jorgensen, ministër për Klimën, Energjinë dhe Shërbimet Komunale, tha se tubacionet e gazit shtrihen në një thellësi prej 70 deri në 90 metra dhe përbëhen nga shtresa çeliku dhe betoni me trashësi mbi 12 centimetra.

“Natyra e rrjedhjeve tregon se janë bërë çarje aq të mëdha sa nuk mund të ketë ndodhur rastësisht”,- tha ai. Ai tha se rrjedhjet nuk pritet të shkaktojnë probleme të sigurisë së furnizimit në afat të shkurtër. (Elona)