BE blen doza shtesë vaksinash kundër lisë së majmunëve
2022-09-28 15:15:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Evropian njoftoi se kishte siguruar mbi 10.000 vaksina kundër lisë së majmunëve, pavarësisht nga numri në rënie i rasteve në Bashkimin Evropian (BE).

KE-ja bëri të ditur tha se prokurimi emergjent u shtohet 334.000 vaksinave të blera tashmë nga BE-ja, përcjell “Xinhua”.

Blerja u financua nga Autoriteti i Përgatitjes dhe Reagimit ndaj Emergjencave Shëndetësore (HERA) për të trajtuar pacientët në shtetet anëtare me nevoja urgjente.

Eurokomisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides, tha se ndërsa numri në rënie i rasteve të lisë së majmunëve në BE është inkurajues, kjo nuk do të thotë se kërcënimi ka kaluar dhe BE-ja duhet të vazhdojë të fokusohet në gatishmëri. (Elona)