Kryediplomati hungarez i konsideron sanksionet perëndimore dështim të plotë
2022-09-27 11:58:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dështim të plotë, i konsideroi sanksionet ndaj Rusisë po i shkaktojnë dëme Evropës ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, shkruan “Xinhua”.

“Si rezultat i sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, inflacioni evropian po rritet, kostot e shërbimeve, çmimet e gazit natyror dhe çmimet e ushqimeve janë rritur dhe ekonomia e kontinentit ka hyrë në recesion”,- tha Szijjarto gjatë një interviste për radion  publike “MR1”.

“Ky ishte një dështim i plotë, pasi tani është e qartë se këto sanksione e kanë dëmtuar Evropën shumë më tepër se vetë Rusinë dhe po i shkaktojnë dëme të mëdha ekonomisë së BE-së”,- tha ai.

Szijjarto e cilësoi një paketë të mundshme prej tetë sanksionesh si një drejtim të gabuar, por vuri në dukje se nuk ka ende vendime përfundimtare për këtë çështje dhe as një propozim zyrtar nuk është përgatitur deri më tani.

“Ne nuk do të japim pëlqimin tonë për asnjë vendim që do të dëmtonte interesin kombëtar hungarez. Siguria e furnizimit tonë me energji mbetet një vijë e kuqe. Për ne çdo sanksion që do të rrezikonte furnizimin tonë me energji është i papranueshëm”,- tha Szijjarto.

“Dialogun dhe negocimin e konsideroj vlerë, duket se jo të gjithë janë dakord për këtë. Nëse mbyllim kanalet e komunikimit, kanalet diplomatike, do të dorëzohemi përgjithmonë dhe do të humbasim shpresën se ky konflikt do të përfundojë ndonjëherë”,- tha Szijjarto. (Fatosi)