"New York Times": Mungesa serioze e të dhënave shkaktoi dështimin e ShBA-së në përballimin e COVID-19
2022-09-26 16:08:38

foto nga VCG

foto nga VCG

Gazeta amerikane "The New York Times" vuri në dukje të mërkurën e kaluar se të metat serioze të ShBA-së në mbledhjen e të dhënave kanë shkaktuar vështirësinë e saj në përballimin e pandemisë së COVID-19. Një reportere e gazetës theksoi që, gjatë tërë periudhës së pandemisë, ajo zbuloi shpesh se zyrtarët nuk mund t'u përgjigjeshin qoftë edhe pyetjeve më themelore, si pasojë e mungesës serioze të të dhënave. 

Në kulmin e pandemisë, reporterja pa nga afër në departamentin e shëndetit publik në shtetin e Alaskës se afro 20 veta i futën të dhënat e tyre me dorë dhe u habit shumë nga kjo mënyrë me efektivitet të ulët. (Wang Lei/ Artan)