CMG: Vendet ishullore të Paqësorit nuk janë gurë shahu të ShBA-së për kundërvënien gjeopolitike
2022-09-26 16:00:52

foto nga CMG

Deklarata e krijimit të PBP-së/ foto nga CMG

Ditët e fundit, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken drejtoi mbledhjen e ministrave të jashtëm të "Partnerëve në Paqësorin Blu " (PBP), në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Me këtë rast, ai pretendoi se ShBA-ja do të përpiqet vazhdimisht për zhvillimin e rajonit të Paqësorit dhe do të bashkëpunojë për përballimin e ndryshimeve klimatike, forcimin e ndërtimit të infrastrukturës dhe në fusha të tjera. Opinioni është i mendimit se kjo ështe përgatitje për Samitin e parë ShBA-Vendet Ishullore të Paqësorit, që do të zhvillohet në fund të shtatorit.

Mekanizmi "Partnerët e Paqësorit Blu" u krijua në qershor të këtij viti, me pesë vende nismëtare - ShBA-në, Britaninë, Australinë, Japoninë e Zelandën e Re - dhe me Indinë si vëzhguese. Nga përbërja, ai është pothuajse kopje e mekanizmit katërpalësh "Quad" plus aleancën "AUKUS". Megjithëse ky mekanizëm pretendon të forcojë bashkëpunimin me vendet ishullore të Paqësorit në përballimin e ndryshimit klimatik, sigurinë detare dhe shëndetësi, ndonjë media amerikane ka vënë në dukje se PBP-ja synon kufizimin e forcës ndikuese të Kinës në zonën e Paqësorit Jugor.

"Paqësori Jugor ka qenë një zonë e shpërfillur në hartën gjeopolitike të ShBA-së, por pse po bëhet fokus tani?" pyet Grupit Mediatik të Kinës (CMG) në një artikull të vetin.

foto nga CMG

ShBA-ja ka bërë 67 eksperimente bërthamore në Republikën e Ishujve Marshall në Paqësor/ foto nga CMG

Sipas kongresmenit amerikan Steve Chabot, nga marrëveshja dypalëshe e sigurisë, e nënshkruar nga Kina dhe Ishujt Solomon, ShBA-ja ka ndier "presion"  të madh dhe po përpiqet që "ta kalojë" Kinën. 

Edhe ish-ndihmëssekretari amerikan i  Shtetit Kurt Campbell foli haptazi për Kinën, duke pohuar se forcimi i veprimeve në Paqësor vjen nga "faktorët e pamohueshëm strategjikë".

Për vendet ishullore të Paqësorit, detyra më e ngutshme është përballimi i sfidave nga ndryshimi i klimës dhe nga epidemia e COVID-19, komenton CMG-ja, duke shtuar: "Nëse ShBA-ja dëshiron me të vërtetë t'i ndihmojë vendet ishullore të Paqësorit, ajo duhet të bëjë atë që thotë dhe të respektojë të drejtat e këtyre vendeve për shkëmbime të pavarura me vendet e tjera, duke mos u imponuar atyre kushte të ndryshme politike  e duke mos bëri llogari gjeopolitike." (Wang Lei/ Artan)