Italia në votë për zgjedhjet e përgjithshme
2022-09-26 11:15:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Italianët u thirrën në kutitë e votimit të dielën për zgjedhjet e përgjithshme, që mund të shohin të djathtën ekstreme të fitojë pushtetin për herë të parë në 80 vjet dhe të rrezikojë pozicionin e Italisë në Evropë dhe qëndrimin e saj ndaj konfliktit të Ukrainës, shkruan “CGTN”.

Sipas sondazhit të fundit, koalicioni i krahut të djathtë i udhëhequr nga Partia Vëllezërit e Italisë së Melonit, Liga e Salvinit dhe Forza Italia e Berlusconit pritet të marrë rreth 47 për qind të votave, 20 për qind më shumë sesa qendra e majtë.

Lëvizja Pesë Yje e Giuseppe Conte mund të marrë rreth 14 për qind.

Kjo do ta bënte Melonin kryeministren e parë femër të Italisë dhe udhëheqësen e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në tubimin e fundit të fushatës në Romë, Meloni tha se ishte gati të qeveriste Italinë: “Ne do të ndërtojmë një qeveri solide, kohezive, me një mandat të fortë popullor, e cila do të qëndrojë në pushtet për pesë vjet, pavarësisht nëse e do apo nuk do e majta”. (Fatosi)