CMG: Japonia duhet të ndalojë shkarkimin e ujit radioaktiv në përgjigje të thirrjeve publike
2022-09-23 12:10:52

 

Centrali bërthamor i dëmtuar në Fukushima(Foto:VCG)

Centrali bërthamor i dëmtuar në Fukushima(Foto:VCG)

"Jemi të shqetësuar se kjo do të sjellë ndikime negative për rigjallërimin e gjithanshëm të sektorit të peshkimit në Fukushima e Miyagi dhe të ekonomisë vendore", u shprehën një sërë organizatash popullore japoneze në një letër me rreth 42 mijë firma. Letra iu dorëzua më 21 shtator Ministrisë së Ekononisë dhe kompanisë TEPCO, pronare e centralit bërthamor të Fukushimas, që u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011.

Firmosësit e saj janë kryesisht nga tre distrikte afër centralit bërthamor. Ata i kërkuan qeverisë të gjejë metoda të tjera për trajtimin e ujit të ndotur radioaktiv. Sipas agjencisë japoneze të lajmeve "Kyodo", në gjithë Japoninë, rreth 221 mijë banorë kanë shprehur kundërshtimin e tyre në këtë mënyrë.

Në prillin e vitit të kaluar, qeveria japoneze deklaroi se do të nisë nga pranvera e vitit 2023 shkarkimin në det të ujit të ndotur radioaktiv të centralit bërthamor të Fukushimas. Për të justifikuar veprimet e tyre, disa politikanë japonezë thanë se pas trajtimit, uji është i sigurt dhe madje mund të “pihet drejtpërdrejt”.

Protestues në Japoni dhe Kore të Jugut kundër shkarkimit të uijit radioaktiv(Foto:VCG)

Por sipas njoftimit të bërë ditët e fundit nga TEPCO, rezultatet e një analize për ujin e trajtuar të centralit bërthamor tregojnë se përqindja e elementit stroncium-90 aktiv është ende sa tre herë niveli i lejuar nga standardet kombëtare. Gjithashtu, në qershorin e vitit të kaluar, TEPCO-ja kërkoi në mënyrë publike teknologji për të distilizuar tritiumin, për shkak të mungesës së metodës efektive. “Të gjitha këto tregojnë se e ashtuquajturi premtim që uji është ‘i sigurt’ është gënjeshtër dhe populli japonez ka plotësisht të drejttë për të kundërshtuar shkarkimin e ujit në det,” thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Sipas studimeve të kryera nga një institut gjerman i shkencave oqeanike, uji radioaktiv i shkarkuar nga Japonia mund të përhapet në shumicën e rajonit të Paqësorit vetëm brenda 57 ditësh, dhe do të ndikojë mbi ShBA-në, Kanadanë dhe Australinë brenda tre vjetësh. Ekspertët e organizatës joqeveritare "Greenpeace" vunë në dukje se elementet e karbon-14 përbëjnë rrezik në mijëra vjetët e ardhshëm, dhe mund të krijojnë dëmtime gjenetike.