NYT: Përballimi i dobët i epidemisë zbulon të metat e sistemit të shëndetit publik të ShBA-së
2022-09-23 12:02:38

Protestuesit kërkojnë shtimin e përdorimit të vaksinave kundër lisë së majmuit, 8 gusht, Kaliforni(Foto:VCG)

Protestuesit kërkojnë shtimin e përdorimit të vaksinave kundër lisë së majmuit, 8 gusht, Kaliforni(Foto:VCG)

Gazeta amerikane "The New York Times" vuri në dukje ditët e fundit se fondet e pamjaftueshme kanë shkaktuar dobësinë në mbledhjen e të dhënave për sistemin e shëndetit publik të ShBA-së. Mungesa e të dhënave statistikore është pikërisht një ndër mësimet kyçe që duhet të marrë vendi pas humbjes së jetës së mbi një milion banorëve. Sipas gazetës, ky problem është shfaqur përsëri gjatë përballimit të lisë së majmunit, kurse ndreqja e tij kërkon shumë fonde dhe kohë.

Një sondazh i kryer nga Universiteti Duke, që u publikua më 21 shtator në "Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane" (JAMA), tregon se po shtohet numri i punonjësve mjekësorë amerikanë që vuajnë nga rraskapitja emocionale. Sipas këtij sondazhi të kryer me më shumë se 100 mijë punonjës mjekësorë, nga viti 2019 deri vjet, përpjesëtimi i mjekëve që pësuan rraskapitje emocionale u ngrit nga 31.8 % në 37.8%, ndërsa i infemierëve nga 40.6 % në 49.2 %.