Shefi i OKB-së: Nisma e Zhvillimit Global të Kinës ndihmon në arritjen e qëllimeve globale
2022-09-22 09:35:02

Shefi i Okb Antonio Guterres (Foto Xinhua)

Shefi i Okb Antonio Guterres (Foto Xinhua)

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha të martën se Nisma e Zhvillimit Global, e propozuar nga presidenti kinez Xi Jinping, ndihmon në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Nisma për Zhvillimin Global është një kontribut i çmuar për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”,- tha shefi i OKB-së në fjalimin e tij në video në takimin ministror të Grupit të Miqve të Nismës, citon “Xinhua”.

Udhëheqësi kinez e propozoi Nismën e Zhvillimit Global për të ndihmuar në ringjalljen e përpjekjeve globale për arritjen e objektivave të zhvillimit. Që atëherë, ky grup i miqve është rritur në 60 shtete anëtare, tha Guterres.

“Le të punojmë së bashku për t'i kthyer objektivat  në rrugën e duhur për mirëqenien e brezave të ardhshëm dhe planetit nga i cili ne të gjithë varemi. Bota ka nevojë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Ne përballemi me një stuhi krizash. Nga pandemia Covid-19 te ndërprerjet e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit dhe rritjet shkatërruese të kostos së jetesës deri te urgjenca klimaterike. Nga numri në rritje i të varfërve dhe të uriturve në ndërprerjet e shkollimit për qindra miliona studentëve. Nga përkeqësimi i pabarazive deri te shtimi i trazirave sociale”,- shtoi zyrtari i lartë i OKB-së.

Sipas tij, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm është plani për t'i rregulluar gjërat. Ai theksoi se vendet në zhvillim kanë nevojë për hapësirë të zgjeruar fiskale dhe burime financiare për të zbatuar planet e rimëkëmbjes së qëndrueshme. (Elona)