Sanksionet mbi Rusinë shkaktojnë rënien e ekonomisë europiane
2022-09-21 18:06:34

Në mbledhjen e ministrave të Energjetikës të Bashkimit Europian të zhvilluar pak kohë më parë, nuk u arrit konsensus për caktimin e çmimit tavan për gazin natyror rus, çka tregon se në gjirin e BE-së ka mosmarrëveshje të mëdha. Njëkohësisht, mes BE-së e Rusisë vazhdon loja e sanksioneve dhe e kundërsanksioneve lidhur me problemin e energjisë.

BE-ja ushtron sanksione mbi Rusinë duke ndjekur hapat e ShBA-së dhe, si pasojë, është futur në krizë energjetike dhe në rënie ekonomike. Sipas një raporti nga banka qendrore e Gjermanisë, rreziqet e rënies në recesion të ekonomisë gjermane po shtohen shumë. Njëkohësisht, ShBA-ja po merr fitime të tepërta nga rritja në përmasa të mëdha e furnizimit me gaz në Europë. Sipas të dhënave të uebsajtit amerikan "Business Insider", nga çdo anije me gaz natyror të lëngëzuar që çon në Europë, ShBA-ja merr mbi 100 milionë dollarë fitime. (Fani/Artan)