Biden-i kritikohet për deklaratën e përfundimit të epidemisë
2022-09-21 12:01:01

Protestues që vuajnë nga simptomat afatgjata të COVID-19 jashtë Shtëpisë së Bardhë,  19 sthator, Uashington(Foto:VCG)

Protestues që vuajnë nga simptomat afatgjata të COVID-19 jashtë Shtëpisë së Bardhë,  19 sthator, Uashington(Foto:VCG)

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh ditët e fundit në një intervistë të dhënë televizionit CBS se pandemia e COVID-19 në ShBA ka përfunduar. Kjo deklaratë ngjalli kundërshtimin dhe dyshimin e medieve, publikut dhe ekspertëve.

Televizioni NBC njoftoi të hënën se, pavarësisht nëse epidemia ka përfunduar apo jo siç deklaroi Biden-i, COVID-19 do të mbetet pafundësisht një arsye kryesore e vdekjes së amerikanëve. Sugjerimi që u bëri Biden-i miliona amerikanëve, të cilëve u mungojnë masat e parandalimit, është një "keqorientim i pamatur dhe i rrezikshëm". Sipas parashikimit të ekspertëve mjekësorë, në të ardhmen e afërt, pavarësisht vaksinave ose metodave të reja të mjekimit, COVID-19 do të jetë një ndër dhjetë arsyet kryesore të vdekjes së amerikanëve.

Ndërkohë, të hënën, disa protestues që vuajnë nga simptomat afatgjata të COVID-19 u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke thërritur se pandemia ende nuk ka përfunduar. Ata u shprehën se, për shkak të simptomave të shkaktuara prej "COVID-it të gjatë", nuk mund të rikthehen në jetën normale, madje disa prej tyre kanë mbetur me aftësi të kufizuara fizike, dhe i bënë thirrje qeverisë të marrë masa.