Festivali i fotografisë në qytetin e lashtë kinez tërheq mbi 12.000 punime botërore
2022-09-21 16:27:34

nga VCG

nga VCG


nga VCG

nga VCG

Festivali i 22-të Ndërkombëtar i Fotografisë filloi të hënën në Pingyao, një vend i trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, i njohur për arkitekturën e tij të lashtë të ruajtur mirë, në provincën Shanxi të Kinës veriore.  

Me temën “Një botë me dritë dhe hije, për një të ardhme të ndritshme të përbashkët”, këtë vit, festivali njëjavor ka tërhequr më shumë se 12.000 punime nga 1200 fotografë nga 28 vende dhe rajone, bën të ditur “Xinhua”.  

Gjatë festivalit është shpalosur dhe një ekspozitë fotografike që paraqet Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.  

“Pingyao ushqen ekspozitën me kulturën e saj të thellë, ndërsa ekspozita shpërblen qytetin e lashtë me një shfaqje unike të artit fotografik”,- tha Wei Jiangfeng, drejtor i komitetit organizues të festivalit.  

I nisur në vitin 2001, festivali vjetor ka tërhequr fotografë nga më shumë se 100 vende dhe rajone dhe konsiderohet një platformë e rëndësishme për komunikimin ndërkulturor. (Elona)  

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG