Sanksionet e SHBA e pengojnë Venezuelën të marrë burimet e nevojshme arsimore
2022-09-20 11:40:46

Yelitze Santaella ne OKB (Foto Punjabnewsexpress)

Yelitze Santaella ne OKB (Foto Punjabnewsexpress)

Sanksionet e SHBA-së ndaj Venezuelës pengojnë aksesin në burimet e nevojshme për sektorin e arsimit, deklaroi në Kombet e Bashkuara ministrja e Arsimit e Venezuelës, Yelitze Santaella, njofton “Xinhua”.

Ajo theksoi gjatë fjalimit të saj në Samitin e OKB-së për Transformimin e Arsimit se Venezuela po përjeton një situatë të burimeve të saj që janë mbajtur në mënyrë të paligjshme, duke shkelur të gjithë ligjin ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara.

“Për Venezuelën, arsimimi përfaqëson një të drejtë themelore të njeriut dhe një detyrë sociale, prandaj është demokratik dhe i detyrueshëm”,- tha Santaella.

Ajo tha se është e nevojshme që të lirohen burimet e bllokuara nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë që Venezuela t'i përdorë ato për investimin për të vazhduar transformimin e arsimit. Sipas saj, mësuesit kanë vuajtur nga ndikimi që ka përndjekja dhe bllokada financiare kundër vendit. (Fatosi)