Media australiane: Kanberra, një "shtizë e vjetruar" e ShBA-së kundër Kinës
2022-09-20 14:29:44

Foto:VCG

Foto:VCG 

Në uebsajtin australian "Pearls and Irritations" u botua më 29 gusht një artikull me titullin "Kanberra është  një shtizë e vjetruar e ShBA-së kundër Kinës", ku thuhet se pozicioni mbizotërues i Perëndimit po përfundon, por Australia, në vend që të jetë një urë ndërmjet Lindjes e Perëndimit, mbetet një "shtizë" në duart e fuqive perëndimore.

Sipas artikullit,  Perëndimi, me fiksimin e vet pas pushtetit, e akuzon Kinën si "agresore të paligjshëm, thyerëse të ligjit dhe shkelëse të konventave". Sipas mendësisë së Perëndimit, nëse ndonjë vend pretendon që ka identifikuar një standard imagjinar të njohur si "rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla", të tjerët duhet ta respektojnë atë. Por Australia, thekson artikulli, mund të hartonte një politikë të re të jashtme që jo domosdoshmërisht mbështetej instinktivisht te miqtë e saj të mëdhenj dhe të fuqishëm.

Më tej në artikull shkruhet se Australia nuk është në gjendje të shikojë se ku ndodhet motori i historisë  dhe tipari më kokëfortë i verbërisë së saj është mospranimi që mbizotërimit perëndimor po i vjen fundi. Diplomacia australiane është e mbushur plot injorancë dhe në politikën australiane ende sundon vendosmëria "për të shkuar në luftë" për hir të ShBA-së. Në vend që të jetë një urë midis Lindjes dhe Perëndimit, Australia ka vepruar si një shtizë e vjetruar e fuqive perëndimore, mbyllet artikulli.