Mbreti Charles takoi njerëzit gjatë homazheve për mbretëreshën Elizabeth
2022-09-19 10:15:59

nga VCG

nga VCG

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përballet me një makth logjistik pasi qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për të nderuar mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II, njofton “CGTN”.

Dy herë në 24 orët e fundit, organizatorëve në Departamentin e Digjitalit, Kulturës, Medias dhe Sportit (DCMS) u është dashur të mbyllin radhën pasi numrat që duan të bëjnë nderimet e tyre kanë tejkaluar çdo pritshmëri.

Shpërthimi i pikëllimit të kombit inkurajoi mbretin Charles III dhe djalin e tij princin William të takonin disa nga mijëra njerëz që prisnin në radhë për të nderuar mbretëreshën.

Monarku i ri dhe trashëgimtari i tij shtrënguan duart dhe biseduan me njerëzit në Urën Lambeth me shumë vajtues që kishin qëndruar në radhë gjatë natës për të parë monarken e ndjerë në “Westminster Hall”.

Mbreti vizitoi edhe selinë e policisë për të falënderuar punonjësit e shërbimeve të urgjencës të përfshirë në planifikim.

Forcat policore të Londrës thanë se funerali do të ishte operacioni më i madh i sigurisë që ka ndërmarrë ndonjëherë, ndërsa mblidhen së bashku kryeministrat, presidentët nga vendet e botës dhe anëtarët e familjes mbretërore.

Ceremonia spektakolare në “Westminster Abbey”, që pritet të ndiqet nga miliona shikues anembanë globit, do të ketë 142 marinarë që do të tërheqin karrocën që mban arkivolin e mbretëreshës.

Mes mijëra të ftuarve nga e gjithë bota, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping dhe zv.presidenti i Kinës Wang Qishan, njoftoi Ministria e Jashtme kineze. (Fatosi)