CMG-ja:Përhapja bërthamore është një veprim i rrezikshëm
2022-09-18 15:55:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilli i Agjencisë së Energjisë Atomike Ndërkombëtare diskutoi të enjten problemin e bashkëpunimit të nëndetëseve me energji bërthamore mes SHBA-së, Britanisë dhe Australisë.

Sipas planit “AUKUS” të publikuar para një viti, SHBA-ja e Britania do ta ndihmojnë Australinë në prodhimin e të paktën 8 nëndetëseve me energji bërthamore. Pas kësaj, plani “AUKUS” ka marrë kritika dhe është kundërshtuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Shumë analistë vunë në dukje se ky plan ka në thelb përhapjen bërthamore, duke krijuar një kërcënim të madh ndaj sigurisë globale. Drejtori i çështjeve ndërkombëtare dhe të sigurisë në Institutin e Australisë Allan Behm u shpreh se në planin afatgjatë, “AUKUS” mund të rrisë rrezikun e një lufte bërthamore. 

SHBA-ja, Britania dhe Australia janë vende nënshkruese të “Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore” dhe duhet të zbatojnë detyrën e parandalimit dhe përhapjes së armëve bërthamore. Në situatën aktuale të një bote të trazuar, kur rreziku i armëve bërthamore po rritet, ruajtja e sigurisë bërthamore është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha vendeve. (Fani)