NATO certifikon Batalionin e Këmbësorisë të Forcave të Armatosura shqiptare
2022-09-17 11:43:38

NATO-ja certifikoi Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë të Forcave të Armatosura shqiptare, si një strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga Aleanca. 

Lajmi është bërë publik nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një deklarate zyrtare, raporton “RTSH”.

“Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës vëzhgoi stërvitjen e trupave shqiptare, e koduar si “Biza '22”, nga ku u konfirmuan si një strukturë e gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo në krahë të aleatëve të NATO-s”,- shkroi ministri Peleshi.

“Certifikohet me sukses nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë të FA-së. Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza '22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë”,- shkroi ministri shqiptar i Mbrojtjes. (Irma)