Raporti: Amerikanët do të paguajnë për vaksinat dhe trajtimet për Covid
2022-09-15 13:19:09

Foto: VCG

Amerikanëve do t’u duhet të paguajnë për vaksinat dhe trajtimet kundër Covid-19 që në janar 2023, pasi Kongresit amreikan pothuajse i kanë mbaruar fondet, raporton “The Washington Post”.

Në fillim të këtij muaji, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore njoftoi se vaksinat anti-Covid, të shpërndara më parë nga qeveria amerikane dhe të ofruara pa asnjë kosto, mund të fillojnë të paguhen në fillim të vitit 2023, thuhet në raportin e cituar nga “Xinhua”.

Pasi të përfundojnë blerjet federale, afërsisht 8 për qind e popullsisë amerikane që nuk ka sigurim shëndetësor do të goditet më keq.

Edhe personat me sigurim shëndetësor do të duhet të financojnë një pjesë të kostos, thuhet në raport, duke shtuar se ka shumë të ngjarë që më pak njerëz të kualifikuar do të marrin dozën e katërt. (Elona)