Inflacioni i Suedisë shënon rekord të ri 30-vjeçar në gusht
2022-09-15 08:49:40

Foto: VCG

Norma e inflacionit në Suedi arriti një nivel të ri të lartë prej tre dekadash në gusht. Inflacioni 12-mujor arriti në 9 për qind në gusht, nga 8 për qind në korrik, sipas Zyrës së Statistikave të Suedisë.

Inflacioni u përshpejtua në gusht, pavarësisht se karburanti u bë dukshëm më i lirë se në korrik, bën të ditur “Xinhua”. Energjia elektrike, megjithatë, është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë, 29 për qind më e lartë nga korriku dhe 51.4 për qind nga një vit më parë.

“Çmimi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike është rritur çdo muaj që nga dhjetori 2021. Në total, kjo është një rritje çmimi prej 14.03 për qind”,- tha Carl Martensson i Zyrës së Statistikave në një deklaratë për shtyp.

Rritje kanë shënuar edhe çmimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesave, mobilimin dhe pajisjet shtëpiake. (Elona)