Shefi i OKB-së bën thirrje për solidaritet në bashkëpunimin Jug-Jug
2022-09-13 11:19:24

Foto: VCG

Në një kohë sfidash dhe trazirash të pashembullta, zgjidhjet qëndrojnë te solidariteti, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një mesazh për të përkujtuar Ditën e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunimin Jug-Jug, njofton “Xinhua”.

“Bashkëpunimi është thelbësor për vendet në zhvillim për të zbutur dhe përshtatur përçarjen e klimës, për të trajtuar krizën globale shëndetësore, duke përfshirë rimëkëmbjen e Covid-19 dhe për të arritur 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”,- tha shefi i OKB-së, i cili theksoi se shtetet më të pasura duhet të punojnë në mënyrë konstruktive me botën në zhvillim, veçanërisht për të reduktuar pabarazitë në rritje midis dhe brenda kombeve.

Ai inkurajoi të gjitha kombet dhe komunitetet që të dyfishojnë bashkëpunimin dhe të ndërtojnë ura për të arritur një të ardhme të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

“Ne do të kemi nevojë për kontributet dhe bashkëpunimin e plotë të Jugut global për të ndërtuar ekonomi dhe shoqëri më elastike dhe për të zbatuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”,- tha Guterres. (Fatosi)