Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias mbyllet plotësisht
2022-09-12 10:37:21

Foto: VCG

Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është mbyllur tërësisht, njoftoi operatori shtetëror i energjisë bërthamore i Ukrainës “Energoatom”, citon “Xinhua”.

Funksionimi i termocentralit u ndërpre pasi njësia e fundit e energjisë nr. 6 u shkëput nga rrjeti elektrik mëngjesin e të dielës, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, njoftoi “Energoatom” përmes një postimi zyrtar në “Telegram”, ku theksohet se po vijojnë përpjekjet për të ftohur njësinë dhe për të kaluar në një gjendje të ftohtë.

“Energoatom” ka bërë thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth uzinës, duke lejuar riparimet dhe rifillimin e funksionimit të sigurt.

Zaporizhzhia, një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë, është kontrolluar nga forcat ruse që nga fillimi i marsit, ndërsa stafi i saj ukrainas vazhdoi ta operonte atë. (Fatosi)