Balluku: Domosdoshmëri diversifikimi i energjisë dhe bashkëpunimi rajonal
2022-09-12 11:03:25

Foto: RTSH

Zv/kryeministrja shqiptare dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, theksoi nevojën e diversifikimit të burimeve energjetike, gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Energjetik të Europës Juglindore, të mbatur në Selanik të Greqisë.

“Shqipëria ka filluar që prej disa vitesh të diversifikojë burimet e saj energjitike”,- tha ministrja Balluku.

Duke pëmendur ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, ajo tha se edhe projekte të tjera të rëndësishme dhe madhore synohet ta shndërrojnë Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë, duke sjellë një ndikim në të gjithë rajonin.

Sipas autoriteteve shqiptare, e ardhmja energjitike e Shqipërisë është premtuese. (Fatosi)