Presidenti kinez Xi uron mbretin Charles III për marrjen e Kurorës
2022-09-12 10:07:12

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi mbretit Charles III për ngjitjen e tij në fronin mbretëror britanik, pas vdekjes së të ëmës, mbretëreshës Elizabeth II, njofton “Xinhua”.

Presidenti Xi vuri në dukje se këtë vit shënohet 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në nivel ambasadori.

Presidenti kinez tha se është i gatshëm të punojë me mbretin Charles III për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe miqësinë midis popujve të dy vendeve, zgjerimin e shkëmbimeve miqësore dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm.

Po ashtu në letër, presidenti Xi u shpreh i gatshëm të forcojë komunikimin për çështjet globale, në mënyrë që të sjellë përfitime për të dy vendet dhe popujt, si dhe të kontribuojnë për paqen dhe zhvillimin botëror. (Fatosi)