India ndalon eksportin e orizit të thërrmuar
2022-09-11 16:57:40

Foto: VCG

Foto: VCG

 

Ndalimi i eksportit të orizit të thërrmuar në Indi hyri zyrtarisht në fuqi të premten.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tregtisë së Jashtme, pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, masa synon të rrisë disponueshmërinë e brendshme dhe të mbajë nën kontroll çmimet lokale, citon “Xinhua”.

Qeveria indiane njoftoi vendosjen e taksës së eksportit prej 20 për qind për orizin jo basmat për të rritur furnizimet e brendshme.

Ekspertët thanë se ndalimi i dërgesave të orizit nga India do të rrisë çmimet globale të ushqimit dhe do të përkeqësojë inflacionin global. Bota tashmë po përballet me presion në rritje për çmimet e ushqimeve, të cilat po rriten për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, thatësirës dhe valëve të të nxehtit.  India thuhet se përbën 40 për qind të dërgesave globale të orizit. (Irma)