Ministri i Jashtëm i Sirisë bën thirrje për mbështetje ndërkombëtare
2022-09-11 17:01:08

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministri i Jashtëm sirian, Faisal Mekdad, deklaroi se vendi i tij meriton mbështetjen ndërkombëtare dhe heqjen e sanksioneve ekonomike të SHBA-së, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “SANA”. 

Në një takim të OKB-së përmes një video-konference nga Damasku, Mekdad se Siria kishte luftuar terrorizmin global dhe kishte paguar çmime të paprecedenta nga burimet e saj njerëzore dhe ekonomike, citon “Xinhua”.

Populli sirian, i cili ka vuajtur jashtëzakonisht nga krimet e kryera nga grupet terroriste, meriton mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e tij për zhvillim të qëndrueshëm dhe rimëkëmbje të hershme, vuri në dukje ai.

Populli sirian është subjekt i një rrethimi ekonomik të imponuar nga SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë, shtoi ministri.

Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në përfundimin e sanksioneve ekonomike shtrënguese dhe dëbimin e forcave të huaja të paligjshme në Siri. (Irma)