Xi Jinping dhe mësuesit përmirësojnë së bashku arsimin kombëtar të Kinës
2022-09-11 16:36:08

Dhjetë shtatori shënon ditën e mësuesve në Kinë, një ditë mirënjohjeje e thellë për mësuesit dhe mentorët në mbarë Kinën.

Presidenti i Kinës Xi Jinping e ka vënë arsimin gjithmonë në krye të prioriteteve të tij. Përmes fjalimeve dhe inisiativave Xi ka porositur vazhdimisht që mësuesit të respektohen, ndërsa vetë arsimit t’i jepet më shumë përparësi. Ai i ka kushtuar vëmendje të veçantë sidomos zhvillimit të arsimit në zonat më të varfra, duke kryer inspektime të shumta dhe kërkime të gjera në terren. 

Nga viti 2016 deri në vitin 2021, Kina ka dërguar 1.03 milionë mësues për të ndihmuar arsimin në rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit. Aktualisht mbi 44.3 milionë të rinj kinezë studiojnë në institucionet e arsimit të lartë në të gjithë vendin. (Li Huailiang/Laçi)