“Apple” prezanton serinë “iPhone 14” me mesazhe satelitore emergjente
2022-09-10 18:52:42


Foto: VCG

“Apple” zbuloi një linjë të re të “iPhone 14”. Linja e fundit është e pajisur me kamera më të mira, procesorë më të shpejtë dhe një bateri më të qëndrueshme me të njëjtat çmime si modelet e vitit të kaluar, bën të ditur "CGTN".

Ndër përmirësimet më të fundit është një kamerë 48 megapikselë në modelet Pro dhe Pro Max që kompania tha se do të prodhojë fotografi veçanërisht të qarta.

Modelet e nivelit të lartë të këtij viti do të kenë gjithashtu ekrane që qëndrojnë të ndezur edhe kur pajisja është e kyçur, një funksion që ka kohë që është i disponueshëm në shumë telefona inteligjentë të mundësuar nga softueri Android i “Google”.

Duke filluar nga nëntori, të gjitha modelet e “iPhone 14” do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe SOS përmes një veçorie të re satelitore - një masë sigurie që synon t'i lejojë përdoruesit të kërkojnë ndihmë kur janë në zona të largëta pa lidhje me valë.

Ndërkohë, “Huawei” nxori serinë e vet më të fundit të telefonave inteligjentë, “Mate 50”, që është e para që mbështet komunikimet përmes Sistemit Satelitor të Navigimit BeiDou të Kinës (BDS), një rrjet satelitor i ngjashëm me GPS që mbulon të gjithë globin.

Të gjitha modelet e “iPhone 14” do të përfshijnë gjithashtu një sensor lëvizjeje të aftë për të zbuluar përplasje të rënda makinash dhe për t'u lidhur automatikisht me shërbimet e urgjencës. (Irma)