Statuti i PKK-së do të ndryshohet në Kongresin e 20-të Kombëtar
2022-09-10 16:21:44

Pallati i Madh i Popullit, Pekin(Foto:VCG)

Partia Komuniste e Kinës (PKK) do të ndryshojë statutin e saj në kongresin e ardhshëm kombëtar.

Byroja Politike e Komitetit Qendror rishikoi të premten një projektamendament për ndryshimin e statutit të PKK-së në një mbledhje të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan projektraporti i Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së për Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, si edhe një projektraport pune i Komisionit Qendror për Inspektimin e Disiplinës të 19-të të PKK-së për Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së. Dokumentet do të paraqiten më vonë për diskutim në plenumin e 7-të të Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan gjithashtu një raport mbi zbatimin e një vendimi prej tetë pikash për përmirësimin e sjelljes së Partisë dhe të qeverisë nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së, dhe një raport mbi punët e korrigjimit të praktikës së formaliteteve të kota dhe uljen e ngarkesës në nivel baze që prej Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, të cilat do të mbahen më 9 tetor.

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së ka marrë vendimin që Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së të mblidhet më 16 tetor. (Li Huailiang/Artan)